Shpërndaje

Janë ditët e parë të muajit shkurt dhe me siguri ke nisur të mendosh për veshjen e Shën Valentinit. Ngjyra e kuqe nuk mungon asnjëherë në këtë ditë dashurie, ndaj edhe propozimet e editorëve të modës janë përqendruar pikërisht këtu.

Ndoshta nuk je në grupin që pëlqen të gjithë veshjen e kuqe, por mjafton edhe vetëm një detaj, një element që mund të jetë më i dukshëm për t’i dhënë ditës speciale nota romantike.

Në këto fotografi janë 20 ide elegante me detaje të kuqe që janë zgjedhje e përkryer për Shën Valentinin.

Mund të jetë një fund, një xhaketë, një shall apo një çantë, mund të jetë edhe një kostum i kuq apo një aksesor. Çfarëdo që të zgjedhësh për kontrast me pjesën tjetër të veshjes, atëherë i ke shtuar asaj një detaj elegant dhe romantik – aq sa duhet dhe pa e tepruar.

/revistaclass.al/