Shpërndaje

Përshëndetje vajza,

Po e filloj artikullin e radhës me një gjeagjezë:

Çfarë kanë të përbashkët: Java e modës në New York, Java e modës në Paris, Java e modës në Milano dhe Java e modës në Londër ?

Nëse se keni vënë re, ndoshta fotot e mëposhtme mund t’ju japin nje ide:

Po po ? Çantat rrip, të ashtuquajturat “Fanny pack” ?

Janë shumë stil, praktike dhe pse disi te vogla e nuk na lejojnë të marrim “shtëpinë” me vete :p

E kam thënë, por më pëlqen ta përsëris që moda kthehet, pra dhe ky tip çante është një trend i viteve 80, të hedhura në treg së pari nga Chanel.

Më pas e kemi parë veshur nga Carrie Bradshaw në një seri të “Sex&The City” në fillimet e viteve 2000:

Në 2016 e solli sërisht si trend Riri:

Janë përdorur shumë si instrument marketingu duke vendosur logon në qendër nga Designer si Prada, Gucci, Chanel apo Louis Vuitton. E preferuara e pasarelave, Kendall Jenner e preferon dhe e ka në versione të brand-eve të ndryshëm nga Chanel te Prada.

Me çfarë ta veshësh? Ka shumē mënyra dhe mund të inspiroheni nga fotot më poshtë.

Personalisht e kam preferuar mbi një xhaketë e një bluzë me kapuç.

Totalisht In, ky është elementi i duhur për ti shtuar dozën e duhur të stilit outfitit tënd.

Javë të mbarë vajza!
Alba

/femra.net/