Shpërndaje

I adhuruam sa ishim të vogla dhe i flakëm tej kur na u duk vetja e rritur. Këtë vit ama, ajo fjongoja e pafajshme mbi flokë po kthehet të na magjepsë sërish. Sidomos tani që jemi rritur aq sa të duam të jemi prapë vajzat e vogla me kordele. Aktore, këngëtare dhe modele mbi pasarelat e stilistëve më me emër, kanë zbukuruar kryet me gjëra zonjushash. Pa u stepur përballë moshës edhe 50-vjeçaret. Prandaj kthehuni tek kordelet nëpër flokë. Kushedi sa do na shijojnë. Në galeri keni edhe fot të divave të dikurshme, në kohën kur fjongoja ishte më në modë se kurrë.

/femra.net/