Shpërndaje

Mbrëmjen e kaluar Elvana Gjata në ditëlindjen e saj, mbajti në Tiranë koncertin e parë recital. Përveç performancës së këngëtares, ajo çfarë pritej të shihej me interes ishin veshjet që Elvana kishte zgjedhur për këtë natë.

Këngëtarja u shfaq me një fustan të kuq (ngjyra e saj e preferuar), që nxirrte në pah linjat e saj trupore. Kjo ngjyrë për hir të së vërtetës, i shkon shumë Elvanës. Gjithsesi kjo nuk ka qenë zgjedhja e vetme e Elvanës.

Këngëtarja në një foto të publikuar me grupin e orkestrës, shihet me një kostum serioz të zi. Ajo që bie në sy është trëndafili i bardhë i vendosur në xhaketë.

Elvana duket se i është bashkuar nismës së VIP-ave në Grammy Awards, duke u solidarizuar kështu me viktimat e abuzimeve seksuale.

Vendimi për të zgjedhur një trëndafil të bardhë si simbol të lëvizjes, sipas “Huffington Post” erdhi sepse, “historikisht kjo lule ka qëndruar për shpresën, paqen dhe rezistencën”.

/revistaclass.al/