Shpërndaje

Shumica e vajzave do të donin të kishin gardërobën e Lori Hoxhës. Në fakt përveç rrobave të saj, me siguri vajzat do të donin idetë e saj për kombinimin e veshjeve.

Ajo pa frikë mund të cilësohet një stiliste, edhe pse ajo nuk punon si e tillë. Gjithsesi, Lori disa kohë më parë stilonte veshjet e Arbana Osmanit në “Big Brother”, veshjet e Xhemi Shehut dhe Eneda Tarifës në “Portokalli”.

Tashmë Lori përveç prezantueseve, stilon edhe veshjet e këngëtareve. Këtë të shtunë në Top Channel është puntata e fundit e emisionit “Shiko Kush Luan”.

Besa Kokëdhima ka treguar përmes një fotoje në Instastory se do të jetë pjesë e programit së bashku me grupin “West Side Family”.

Kokëdhima ka treguar gjithashtu një detaj për veshjen e saj. Fashionistja Lori duket se ka dhënë idenë për fustanin e Besës.

Këngëtarja e falenderon atë publikisht “Shoqja ime, Lori Hoxha më stiloi për “Shiko Kush Luan”. Të dua bukuroshe”,-shkruan Besa.

/revistaclass.al/