Shpërndaje

Është e rastit që pothuajse të paktën një herë në jetë të jemi gjendur përpara dilemës: “Çfarë të vesh sot?”

Duke marrë parasysh faktin se jemi në stinën e dimrit garderobës të gjithkujt nuk duhet t’i mungojnë trikot e trasha dhe e mira është që t’i keni me ngjyra të ndryshme, kështu mund të keni mundësinë të bëni kombinime të larmishme.

Së fundmi IN Tv ju sjell këshillat e ekspertëve sesi të kombinoni bukur një triko të thjeshtë të kuqe:

1.Pulovër e kuqe + jeans + ngjyrë krem

Një ndër veshjet që mund të krijoni me një pulovër të kuqe lind nga kombinimi klasik me një palë jeans të thjeshta apo pantallona në ngjyrë blu duke zgjedhur modelin më të përshtatshëm për fizikun tuaj. Për te kompletuar këtë kombinim mund të preferoni një xhaketë dopiopet në ngjyrë krem një palë këpucë të sheshta model oxford dhe një çantë dite në ngjyrë të kuqe.

2. Pulovër e kuqe + ngjyrë e zezë + ngjyrë pjeshke

Të kombinoni një pulovër të kuqe me një komplet total black me fund të ngushtë dhe një palë çizme të gjata mund të jetë një ide e mirë për të krijuar një veshje casual chic. Por nëse dëshironi një pamje me gjallëruese preferoni një pallto në ngjyrë pjeshke dhe çantë neutro.

3. Pulovër e kuqe + vishnje

Një tjetër kombinim perfekt për një pulovër te kuqe mund të jetë zgjedhja e një palë pantallona vishnje dhe një xhakete lëkurë të zezë në stilin biker, çizme të zeza dhe një çantë dyngjyrëshe.

4. Pulovër e kuqe + parka

Për një pamje më casual perfekte për ditë shiu vishni një parka dhe kombinojeni me bluzën tuaj të kuqe. Kompletoni look-un me një palë pantallona gri dhe çizme në ngjyrë jeshile ushtarake.

5. Pulovër e kuqe + ngjyra te tjera

Nëse dëshironi ti jepni pak alegri ditëve me shi me tonalitete te shkëlqyeshme atëherë kombinoni pulovrën tuaj të kuqe me një pallto në ngjyrë te verdhë, një fund prej lëkurë ne ngjyrë bezhë, çizme në nuancë të çelur dhe një çantë dore.

io_werf-23.jpg

/intv.al/