Shpërndaje

Fjala është për trendin e xhinseve ngjyrë të errët që do të dominojë sezonin pranveror, nëse është për të gjykuar sipas koleksioneve të ardhshme të shtëpive të famshme të dizajnit siç janë: Versace, Max Mare, Tibi, Fendi dhe shumë të tjera.

Ky trend klasik në stilin retro, pos që do të dominojë sezonin e ardhshëm, konsiderohet gjithsesi i gjithanshëm, sepse do pjesë të veshjeve nga xhinset e papërpunuara në ngjyrë të errët, indigo do të funksionojnë shkëlqyeshëm në rastet ditore dhe të mbrëmjeve me stilizim të drejtë, transmeton Telegrafi.

Take 2? #dangerouscurvesahead #darkdenim @badgalriri #tomford

A post shared by ⚡️Fashion, Fame and Facts⚡️ (@celebrity_vice) on

Edhe para fillimit zyrtar të sezonit pranveror, të famshmet si p.sh. Rihanna dhe vajzat e sotme “it”, me të madhe po bartin pjesë të xhinseve në tone të errëta klasike.

Sikurse emrat e famshëm të dizajnit, brendet e popullarizuara në koleksionet pranverore kanë përfshirë shumë pjesë veshjesh nga xhinset e errëta të cilat gjatë muajve të ardhshëm do të duken më shumë se investim i mençur i modës. /Telegrafi/