Shpërndaje

Edhe pse dimri mund të jetë në ditët e tij të fundit, ka akoma kohë për të ndryshuar veshjet e sezonit të ri. Shumë prej tendencave që mund të kesh vënë re në Instagramin e fashionisteve të njohura, me siguri të kanë pëlqyer dhe ke dashur t’i kesh në gardërobë.

Duke filluar që nga pulovrat oversize, pantallonat e lëkurës, atletet dhe këpucët me platformë e shumë prej trendeve që kanë dominuar stinën e dimrit, propozimet fashion kanë qenë të panumërta, por ka një veshje ideale e cila është fiks për këtë periudhë – kur mbaron dimri dhe është në prag pranvera. Fundet me pala kanë qenë trend i vitit që lamë pas dhe i dimrit.

Velvet, metalike apo edhe ngjyra të tjera më të ëmbla kanë dominuar stinën dhe do të vijojnë të jenë të pranishme edhe në pranverë.

Si t’i kombinosh? Ka shumë mënyra edhe për këtë.

Vështirë të mos kesh vënë re një bloggere që nuk e ka provuar një fund me pala dhe një pulovër oversize. Me platforma apo me çizme të shkurtra e të gjata, me atlete apo shapka. Këto kombinime janë gjithmonë In.

 /Revista Class/