Shpërndaje

Hit nuancat do të gjenden në të gjitha, nga fustanet dhe çantat deri te xhaketat dhe këpucët.

Nëse flasim për modën, çdo sezon i vitit do të ketë vulën e vet, në formën e ngjyrës, stolive, detajeve, materialeve, dezenëve…

Përfundimisht kemi përcjellë nuanca të ndryshme të ngjyrave rozë, të gjelbër dhe bordo që ende janë në modë, mirëpo në majë të fronit, kur është fjala për trendët, tashmë me fillimin e vitit 2018 do të jetë e madhërishmja ngjyra vjollcë! – transmeton Telegrafi.

Disenjatorët e famshëm tashmë e kanë thënë fjalën e tyre përfundimtare kur në pista kanë dërguar modelet me veshjet më të ndryshme ngjyrë vjollce – nga çizmet dhe palltot deri te çantat, fustanet…