Shpërndaje

Mjafton vetëm një detaj në mënyrë që kombinimi i thjeshtë të bëhet modern dhe trend!

Kombinimi i përhershëm i popullarizuar ende nuk del nga moda, mirëpo Rosie Huntington-Whiteley ka arritur që ta freskojë me detaje të cilat me kënaqësi do t’i kopjojmë sapo të arrijnë ditët pak më të ngrohta.

Manekinia e bukur ka zgjedhur modelin më të popullarizuar të xhinseve për 2018-n, me këmbë të rrafshëta të cilat i ka përvjelë në mënyrë që të shihen sandalet e saj të bukura ngjyrë bezhë, transmeton Telegrafi.

Se është në hap me trendët, ka treguar edhe me zgjedhjen e fanellës, sepse sivjet në modë janë modelet ‘oversize’, të cilat duken sikur i kemi huazuar nga i dashuri ynë.

Rosie kombinimit i ka shtuar edhe xhaketën e zezë me supe të theksuara – edhe një trend i zjarrtë të cilin do ta bartim gjatë gjithë vitit. /Telegrafi/