Shpërndaje

Kush nuk e ka një bluzë apo një këmishë me vija në gardërobë? Të gjitha apo jo? Me siguri, e mban gjithmonë në dollap, por rrallëherë ke kreativitet për ta kombinuar.

Një prej veshjeve më të përdorura me xhinse, kur nuk ke asgjë për të veshur, por edhe një t-shirt që mund të qëndrojë in në çdo sezon, i ngrohtë a i ftohtë qoftë. Por edhe kur je me nxitim dhe do vetëm një veshje të rastësishme.

Në kolazhin e fotove të mëposhtme gjen disa ide gjeniale për të kombinuar bluzat apo këmishat me vija edhe për sezonin e ftohtë.

Për fat të mirë, ka ende vend për t’u frymëzuar. Editorët e modës sjellin ide kombinimesh që, ndoshta, mund t’i kesh anashkaluar.

Në vend të një kombinimi klasik i një palë xhinseve me një bluzë me vija, në këto foto ka edhe më shumë guxim, ka edhe pantallona me shkëlqim, pantallona të gjera apo çdo gjë tjetër që nuk të ka shkuar në mendje.

/revistaclass.al/