Shpërndaje

Gjithkush ka idenë e tij sesi është New York-u. E imja erdhi nga Gossip Girl, e cila e portretizonte NY si një qytet ku të gjithë veshin rroba fantastike. Për habinë time, seriali ishte mjaft i saktë në lidhje me këtë. Njujorkezët të veshurit me stil e bëjnë të duket e lehtë, duke lënë kështu turistët sado bukur të veshur të ngjajnë mjaft bazikë. Por nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, sepse falë këtij udhërrëfyesi sekretet për t’u dukur të tilla do t’i dimë tashmë edhe ne!

1

Xhaketë lëkure gjatë gjithë vitit
Nëse ju jeni në periferi apo në qendër të qytetit, një xhaketë lëkure nuk është kurrë jashtë vendit. Ai i jep veshjes tuaj një avantazh të caktuar që e bën të dallojë, por edhe ju mban on-trend njëkohësisht me shokët tuaj njujorkezë.

2

E zeza është e zeza e re
Shumë ngjyra vijnë dhe shkojnë, por e zeza nuk do të shkojë kurrë jashtë mode, dhe vendasit e New York-ut janë besnikë të këtij sekreti stili. Ju kurrë nuk mund të humbni, ndërsa vishni këtë ngjyrë dilni gjithmonë fitues. Grija dhe bluja vijnë të dytat si shoqëruesit e dytë asnjëanës dhe elegantë.

3

Këpucët ikonike
Nëse nuk ju kujtohet asgjë tjetër atëherë ju themi se këpucët janë ato që kanë rëndësi më së shumti. Dhe jo nuk po ju flasim aspak për rehatinë. Bukuria dhemb dhe nëse do t’ju duhet të lëvizni gjithë qytetin mbi taka, atëherë kështu qoftë.

4

Çanta “IT”
Një gjë pa të cilën kurrë nuk do ta gjeni një njujorkeze është çanta e saj. Është një investim serioz të cilin nuk mund ta anashkalosh. Nëse është një Chanel klasike apo një çantë e thjeshtë nga Topshop, nuk ka rëndësi çmimi, rëndësi ka përkushtimi jot ndaj saj.

5

Aksesorët
Ti dëshiron që veshja të flasë vetë dhe jo të mbingarkohet me aksesorë të rëndë dhë të tepërt. Aksesorë silver ose gold por delikatë i japin shkëlqimin e duhur veshjes tënde.

6

Bukuria është çelësi
Nëse ka një gjë që është e sigurt është se njujorkezet janë gjithmonë të kuruara. Që nga prerja e tyre e flokëve e deri tek pedikyri i bërë perfekt dhe në detaj. Gjithçka, gjithmonë ashtu siç duhet.

7

Syze dielli ikonike
Nate, ditë, shi apo diell, një palë syze për të kompletuar look-un tuaj është gjithmonë esenciale për një njujorkeze. Nuk ka fare rëndësi t’ju duhen syzet, rëndësi ka të dukeni bukur me to.

8

Vetbesimi
New York është i gjithi çështje qëndrimi. Rrugët e New York-ut janë pasarela juaj prandaj dhe leje

/revistaclass.al/