Shpërndaje

Një fotografi prekëse është bërë virale pasi një burrë po qante në tavolinë, ndërsa po hante i vetëm në ditën e Shën Valentinit.

Ai u fotografua në një restorant në Corpus Christi, Teksas nga Chasidy Gealtney.

Kjo e fundit shkroi se burri vazhdon të marrë hirin e bashkëshortes me vete për të shijuar drekën në festën e të dashuruarve dhe t\i blejë një gotë verë.

Chasidy e shpërndau fotografinë në Facebook duke shkruar: “E dini se të gjithë ne jemi fajtorë për faktin se e marrim të mirëqenë partnerin kur e kemi pranë dhe nuk dimë ta shijojmë.

Mund të harrojmë të japim një puthje lamtumire, të themi të dua, ose të kapemi aq shumë në atë që po bëjmë dhe nuk i vëmë re gjërat e vogla, që mund të kenë domethënie për personin e veçantë. Pashë diçka sot që më bëri të kujtoj se nuk do të kemi gjithmonë njëri-tjetrin për të për të biseduar, për të dashur apo për të luajtur

Kjo fotografi flet shumë dhe mund t’ju prekë shumë, ashtu siç më preku mua. Në shikim të parë duket sikur ky burrë po kalon i vetëm Shën Valentinin, por bashkëshortja e tij qëndron në shishen e bukur prej qelqi përballë tij.

Duket se dashuria e tij për të ishte aq e fortë sa ai mori eshtrat e saj për të ngrënë drekën së bashku. Gjithashtu i bleu një gotë verë. Dashuroni personat që keni afër sa e keni mundësinë, nuk e dini kurrë çfarë ju sjell e nesërmja.”

/Gazeta Dita/