Shpërndaje

Teksa shifrat e të prekurve me kancer janë gjithnjë e më në rritje,ne do tju prezantojmë 4 zonja/zonjusha simpatike të cilat nuk kanë lejuar që kjo sëmundje fatale ti vërë për poshtë.

1.Kjo zonjë kaq e vecantë u përball me kancerin e gjirit dhe doktorët i dhanë vetëm 40% shprese jetë.Por pas shumë seancave të kimioterapisë si edhe forcës së saj të jashtëzakonshme,ajo ja doli.Por jo vetëm kaq por Sue Cook,vendosi të bënte tatuazh në të gjithë hapësirën ku sëmundja kishte lënë shenjë.

Sue Cook

2.Vetëm 17 vjec ,Andrea Salazar u diagnostikua me kancer të shkallës së dytë,por kjo nuk e ndaloi bukuroshen që të kishte një vetbesim shumë të madh dhe për më tepër të krijonte një set fotografik në mbrëmjen e saj të maturës ku dukej si një princeshë e vërtetë!

Andrea Salazar

3.Natasha Fogarty,një nënë e re,teksa ishte në muajin e 4 të gji-dhënies së birit të saj,zbuloi që ishte viktima tjetër e kancerit të gjirit.Edhe pse ju desh të ndalonte gjirin e fëmijës së saj,ajo zgjodhi ta fotografonte këtë moment kaq intim për herë të fundit përpara se të niste kimioterapitë.E postoi në rrjetin Facebook dhe fotoja u bë hit!Super mami do thonim ne!

Natasha Fogarty

4.Një ndër pacientet të cilës ju deshën shumë seanca kimioterapie dhe qëndrim i gjatë në spital,ju desh të gjente një mënyrë për të luftuar këtë sëmundje por edhe mërzinë.Ndaj kjo nënë 36 vjecare ,e financuar për veshjet nga një dyqan prestigjioz fustanesh,e ndihmuar nga një grimier vendas,në cdo vizitë të kimios,paraqitej si një divë e vërtetë!

Marquina Iliev-Piselli

Këtyre pacienteve,të cilat kanë përdorur rrjetet sociale për të pasqyruar rrugëtimin e tyre,por edhe cdo femre tjetër që po na lexon dhe gjen veten në këto rreshta,i uroj një shëndet të plotë dhe shumë besim!

a.k/dita