Shpërndaje

Ju ndoshta nuk e keni vënë re, por Gigi Hadid së fundmi na ka treguar çantën e saj të preferuar. Në ngjyra të ndryshme, kjo çantë mesa duket vështirë se do t’i dalë nga qejfi supermodeles.

E vogël, por komode, kjo çantë e markës Stalvey nuk është vetëm e preferuara e Gigi-t, por edhe motrës së saj, Bella-s. Edhe motra e vogël, është parë me një çantë të tillë që ndoshta ia ka marrë Gigi-t.

Modele të tjera të njohura që janë fiksuar me këtë çantë janë, Kaia Gerber, Naomi Campbell, dhe Hailey Baldwin. Kjo çantë kushton plot 4800 dollarë, nëse jeni të interesuara…