Shpërndaje

Të dukesh si një parisiene: synimi i përhershëm i stilit, por gjithmonë ka një mister që të pengon ta arrish. Diçka është e sigurt, duhet shumë më tepër sesa të vësh në kokë një beretë. Po si e realizojmë? Ja disa hapa të thjeshtë konkretizuar te fashionistet. Menuja bazike: ngjyra neutrale, këpucë të sheshta dhe kur çdo gjë të lë në baltë, ndiq Caroline De Maigret-in tënd të brendshëm.

1

Hiq vizat aty ku duhet
Vizat bretone duken aq stereotipikisht franceze sa beretat, por alternimet moderne e mbajnë këtë tendencë të update-uar, sidomos nëse kombinohen me një veshje që nuk e pret, si pantallonat e gjera.

 

 

2

Pak vlen shumë
Për t’u veshur si parisiene, më e thjeshta është më e mirë. Mbaji aksesorët në minimum dhe mos e mbingarko veshjen me shumë pjesë. Pjesë e sharmit francez është që duket sikur e ka arritur pa mundim.

 

3

Zgjidh siluetat e lirshme
Veshjet e ngjitura pas trupit apo të ngrira nuk kanë vend në gardërobën e një gruaje franceze. Jepi stilit një prekje shkujdesjeje pa u dukur si thes.

 

4

Sa më e ulët taka, aq më e mirë shenjestra
Të sheshtat janë elementi kyç. Rrallë mund të shohësh një grua parisiane më taka 12 cm në rrugë. Si do u mbijetonin rrugëve me kalldrëmë?

 

5

Pak hije
Një palë syze të mëdha dielli i japin çdo veshjeje një ajër chic dhe elegant.

 

6

Investo në një këmishë të bardhë me kopsa
Këmisha që përshtatet më shumë nga të gjitha. Duket shumë mirë nën një xhaketë apo pardesy, kombinuar me të sheshta, ose nën një pulovër me vija.

7

Mbërthe pardesynë franceze
Një tjetër pjesë përbërëse klasike e gardërobës që plotëson kërkesat për t’u dukur si parisiane: thjeshtësinë, përshtatshmërinë dhe prakticitetin.

8

Përsos modelin e flokëve të zgjimit