Shpërndaje

Edhe pse na pëlqen të themi se nuk shqetësohemi për mendimin e të tjerëve, që të jemi të sinqertë, shqetësohemi. Sigurisht, ka një numër njerëzish që e thonë me krenari se nuk duan ta dinë se ҫfarë mendojnë të tjerët, por shumë prej nesh nuk e kemi këtë fat. Ne të gjithë duan të dukemi bukur me veshjen që zgjedhim, duam të jemi si të gjitha modelet apo të gjithë të famshmit, t’i kemi veshjet dhe stilin e tyre. E dimë, edhe kur janë casual, edhe kur janë elegantë, duken gjithmonë bukur, sepse veshjet e tyre janë të shtrenjta.

Natyrisht, të dukesh si të famshmit, kushton shumë apo jo? Po këtu janë disa truke të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë për të mos shpenzuar shumë, por veshjet të duken si prej një milionereje.

Mëso të vendosësh prioritete. Ne shpesh shpenzojmë shuma të mëdha parash për fustane mbrëmjesh që i veshim një herë ose dy herë maksimumi. Është një zgjedhje më e zgjuar të shpenzosh më shumë para për veshjet që i vesh ҫdo ditë. Kështu, këshilla më e mirë është të shpenzosh para për xhinset apo bluzat cilësore, që i vesh më shpesh dhe që të bëjnë të ndihesh rehat – ato që vesh ҫdo ditë dhe që dukesh bukur. Dhe nëse do një fustan për një mbrëmje, thjeshtë merre me qira.

Besoji së bardhës. Nuk ka rëndësi se ku i blen veshjet e bardha dhe sa shpenzon për to. Të vishesh e gjitha me të bardha dukesh shumë stil. Menjëherë mund të vendosësh një komunikim të pastër me këdo dhe look-u do të duket shumë interesant.

Detajet kanë gjithmonë rëndësi. Veshjet e shtrenjta dhe me cilësi kanë gjithmonë edhe aksesorë të ngarkuar që tregojnë se janë gjithashtu të shtrenjtë. Kopsa të ngarkuara, gurë apo detaje të tjera mund të gjesh lehtësisht dhe t’ua vendosësh veshjeve për t’u dhënë një pamje tjetër.

Shto pak gold në veshje. Është një detaj që e tregon gjithҫka më të shtrenjtë. Qëllimi ky është apo jo? Një ҫift aksesorësh gold si p.sh. vathët, byrzylykët. Nuk ka nevojë as për xixa, as për xhaket – mjafton pak gold.

Zgjidh pastel. Shpesh, veshjet me ngjyra të forta e humbasin ngjyrën dhe me kalimin e kohës duken si të vjetra, kështu që këtë është mirë ta shmangësh. Zgjidh pastel ose ngjyra të ҫelura, sepse ato e ruajnë ngjyrën më gjatë.

Duke përzier materialet, dukesh më cool. Duke i dhënë veshjes dimensione me materiale të ndryshme është një mënyrë mjaft e mirë për t’u dukur edhe më interesante.

Pak dantellë. Shto gjithmonë një detaj femëror në veshje, por është shumë e rëndësishme të përdoret me masë. Është bukur nëse veshja ka një element të imët prej dentelle dhe jo e gjithë prej dentelle. Do dukesh më elegante.

Shmang teminat jo të vërteta. Duken veshje të shtrenjta, por nëse janë të rreme, atëherë duken të lira dhe shumë të parregullta. Ne e dimë se shumë prej veshjeve haute couture kanë bazë teminat dhe xixat apo ҫdo element me shkëlqim, por ato janë gurë të vërtetë, kështu që nëse nuk mund t’i përballosh ata, mos u shqetëso duke blerë të rreme.

Një imitim kamoshi është gjithmonë një ide e mirë. Nëse do një xhaketë të shtrenjtë, një prej kamoshi mund ta sigurosh fare thjeshtë. Mund të tundohesh për të pasur një xhaketë lëkure, por është e vështirë për të gjetur lëkurë fake të mirë. Shumica prej tyre duken shumë të lira dhe materiali është mjaft i dobët, ndaj më mirë në këto raste është kamoshi.

/revistaclass.al/