Shpërndaje

Meghan Markle dhe Princ Harry sapo u kthyen nga një udhëtim në Edinburg, ku Meghan u paraqit si gjithmonë me shumë stil, dhe të gjitha vajzat adhuruan pallton e saj të gjatë.

Përveç komenteve pozitive, kishte edhe nga ata persona të cilët e gjykuan si të çuditshme mënyrën sesi Meghan ka mbajtur çantën në Edinburg.

Pse do të thoni ju? Për të gjithë ne mënyra sesi po e mbante çantën e fejuara e princit Harry mund të jetë e rehatshme, por sipas ekspertëve të familjes mbretërore ajo ka thyer një rregull.

Ekspertët shprehen se Meghan nuk dukej si një pjesëtare e denjë e familjes mbretërore. Kujtojmë sa me finesë e mban Kate Middleton çantën, dhe asnjëherë tërthorazi.

William Hanson, eksperti i familjes mbretërore tregon se pjesëtarët e familjes mbretërore (sidomos Kate Middleton) gjithmonë mbajnë diçka të shtrënguar në grusht (në këtë rast, një çantë) si një mënyrë për të shmangur dhënien e dorës.

“Është rregull të mos ia zgjasësh dorën asnjë pjesëtari të familjes mbretërore, nëse ata nuk ta kanë zgjatur vetë më pare”, – tha Hanson.

Ndërkohë, Victoria Arbiter e CNN-it thotë se Meghan jo detyrimisht theu rregullin mbretëror, por “po, ajo po i bën gjërat pak ndryshe. Nuk para shohim një pjesëtar të familjes mbretërore me një çantë të hedhur tërthorazi.”

/revistaclass.al/