Shpërndaje

Të mësosh si të vishesh kur nuk ke marrë gjenet e mira të familjes si shtatin e lartë apo këmbët kilometrike, është një aftësi më vete dhe kërkon pak kohë për ta perfeksionuar. Disa veshje mund të mos jenë të përshtatshme për gjatësinë tuaj, por kjo nuk do të thotë që duhet të ndaloni së ndjekuri trendet. Shumë nga blogeret me gjatësi mesatare, ndryshe të quajtura petite, janë të shumta.

Këtu mund të përmendim Miroslava Dumën, Lucy Williams dhe Aime Song (mund t’i ndiqni në instagram) të cilat janë inspirim për mijëra ndjekësit e tyre, jo prej formave trupore por për atë që ato kanë për të thënë, me veshjet e tyre. Disa nga truket më interesante janë edhe gabimet që shpesh ne bëjmë, por tani nuk do t’i bëjmë më! Duke evituar këto zgjedhje, edhe ju do të dukeni më të gjata se në jetën reale. Për çfarë e kemi fjalën konkretisht? Më poshtë gjeni të listuara truket që vajzat e shkurtra përdorin për t’u dukur më të gjata, zgjedhjet e duhura dhe të gabuara si dhe trendet e momentit.

1

Mira Duma
Definoni belin sa herë të jetë e mundur! Duke bërë këtë veprim do të arrini të keni këmbë më të gjata dhe siluetë më elegante

2

Lucy Williams
Mini-fund! Kombinojini ato me çizme në formë kaubojs deri tek kyçi i këmbës. Ka diçka interesante tek këto çizme që tërheqin vëmendjen gjithmonë tek këmbët, e automatikisht ju dhurojnë elegancë pa qënë nevoja të jeni mbi taka domosdoshmërisht.

3

Lucy Williams
Xhinset e shkurtra? Apo këmbët shumë të gjata për këto xhinse? Xhinset me bel të lartë e të prera, ku pjesa e kyçeve është e dukshme, të japin gjithmonë idenë e këmbëve elegante.

4

Aimee Song
Çdo gjë që përmban bel të lartë, është një must për vajzat e shkurtra!

5

Mira Duma
Fakti që xhaketa ju vjen në gjatësinë mbi këmbë dhe ju krijohet idea se nuk mund ta vishni, nuk do të thotë se nuk mund ta vishni kurrë! Mjafton që të jetë në masën e duhur, sepse një kombinim i mirë kurrë nuk është i tepërt!

6

Song of Style
Legjenda e “veshjes e gjitha në të zezë nuk zhgënjen asnjëherë” është e vërtetë edhe për vajzat e shkurtra. Ja një kombinim i vlefshëm.

7

Song of Style
Një gjë që blogeret dinë dhe janë të sigurta për këtë? Veshjet njëra mbi tjetrën nuk janë shoqërueset tuaja më të mira! Synoni ato oversize, por mos vishni disa njëra mbi tjetrën, si rasti konkret. një xhaketë oversize mjafton për të kombinuar fustanin me rripa pranveror!

8

Palltot e gjata!
Edhe Kim Kardashian është e fiksuar me këtë truk. Veshjet e gjata si palltot apo fustanet janë gjithmonë një sekret i cili bën mirë ta shfrytëzoni, në të mriën tuaj!

9

Song of Style
Të fundit por jo nga rëndësia, takat. Sigurisht që mbi to do të mund të dukeni shumë, shumë më të gjata por nëse nuk jeni fort komode me to, dhe ne e dimë “dhimbjen”, synoni ato me takë të mesme. Ato rikthehen si tendencë e këtij sezoni prandaj është momenti i duhur për disa blerje të reja.

/revistaclass.al/