Shpërndaje

Mediat sociale janë kthyer tashmë në një ambient për blerje të ndryshme online mes të cilave dhe një vend i sigurt për të shpërndarë dhe blerë medikamente mjeksore.

Një hetim i fundit nga BBC ka zbuluar se tabletat Xanax për trajtimin e ankthit po shiten ilegalisht në SHBA nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ky lloj medikamenti për trajtimin e depresionit dhe ankthit është konsideruar i paligjshme në SHBA ndërsa në Britaninë e Madhe mund ta marrësh vetëm nëpërmjet recetave.

Sipas të dhënave të hetimit mësohet se shitës nga Britania po ju shesin këtë lloj medikamenti fëmijëve nëpërmjet instagram dhe facebook.

Një adoleshent i cili kishte blerë nëpërmjet instagramit dhe kishte konsumuar qetësuesin Xanax ka treguar për BBC të gjithë etapat e kontaktit.

Ai shprehet se me shitësit është lidhur nëpërmjet instagramit të cilët janë të lehtë për tu gjetur pasi produktet reklamohen dhe në profilet e tyre, pasi ju shkruan , ata ta kalojnë bisedën në një tjetër aplikacion bisedimi i cili nuk gjurmohet ku bëhet dhe porosia.

Disa statistika të publikuara në Britani kanë treguar se shumë të rinj pas konsumimit të Xanax kanë përfunduar në spital dhe 20 prej tyre kanë pas nevojë të marrin dhe trajtime kundër varësisë.

Ekspertët kanë shprehur pavarësisht se konsiderohet si një ilaç qetësuese, Xanax ka rrezikshmërinë e saj nëse konsumohet në nivele të larta dhe pa rekomandimin e mjekut. Nëntorin e kaluar nga mbidoza e këtij medikamenti ndërroi jetë dhe reperi i famshëm i hip-hopit amerikan Lil Peep.

/intv.al/