Shpërndaje

Editorialet e bukurisë theksojnë që këtë vit kthehen në modë ngjyrat natyrale, ndërkohë që për dimrin, çokollata apo dhe disa nuanca vere janë kombinimi më joshës për flokët.

Dhe duket se këngëtaret shqiptare i kanë dëgjuar me vëmendje këto porosi, duke hequr dorë pa e zgjatur nga e zeza klasike që mbanin prej kohësh në flokë.

E para ishte Jonida Maliqi e cila pas shumë kohësh me flokë të zinj, u shfaq me ngjyrën e re të çokollatës në flokë, që e ka ëmbëlsuar pamjen e saj.

Ndërkohë sot, shohim një tjetër këngëtare, e cila u ka dhënë dritë flokëve dhe gjithë pamjes.

Poni ka hequr dorë nga ngjyra e saj e flokëve për këtë nuancë natyrale.

@edvinameta 💋 @emmastyling 🚬

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

 

Mund ta themi me bindje që këngëtaret shqiptare po zbatojnë udhëzimet e modës në flokë duke na bindur për të ndryshuar edhe ne.

/revistaclass.al/