Shpërndaje
Klisheja se çdo femër bëhet si nëna e vet mund të mos jetë fare shaka…

Shkenca thotë se nëna juaj në mënyrë të drejtpërdrejt në personin që do të bëheni – duke filluar nga inteligjenca që e keni e deri në lidhjet romantike.

Studime të shumta tregojnë se ne trashëgojmë shumë karakteristika nga nënat tona, ndërsa katër gjërat e mëposhtme janë më të zakonshmet.

Shprehitë e gjumit

Nëse keni vështirësi me gjumin, ndoshta duhet ta fajësoni nënën tuaj. Hulumtimet e publikuara në revistën ‘Sleep Medicine’ sugjerojnë se nënat ia trashëgojnë shprehitë e gjumit fëmijëve të tyre.

Inteligjenca

Po pra, duket se inteligjencën e merrni nga nëna, jo nga babai. Një studim i përmasave të mëdha kishte studiuar faktorët të cilët ndikojnë në inteligjencën e një personi.

Dhe, sipas tyre, parashikuesi më i mirë i inteligjencës së një personi është inteligjenca e nënës së atij personi.

Sa shpejt plakeni…

A duket nëna juaj ende e re pavarësisht moshës që ka? Huh, sa me fat që jeni sepse gjenet e nënës ndikojnë edhe në mënyrën se si ju do të plakeni.

Procesi i menopauzës…

Edhe mosha në të cilën e filloni fazën e menopauzës mund të jetë e trashëguar nga nëna.

Pra, shanset për ta filluar procesin e menopauzës në të njëjtën moshë sikur nëna juaj, janë shumë të mëdha.

/lajmi.net/