Shpërndaje

Sidomos nëse vuani nga aknet…

Kohët e fundit, vaj kokosi është cilësuar si një mrekulli shumëfunksionale e bukurisë, por si duket ka edhe disa veti negative për ata persona që vuajnë nga lëkura delikate dhe me probleme.

Pas një bisede me një makeup artiste isha e shokuar se si vaji i kokosit ishte produkti që nuk duhej të aplikohet në lëkurën tonë të fytyrës. Annie Tevelin është një makeup artiste ecila ka lansuar linjën e saj personale për kujdesin e lëkurës “SkinOël”, pasi problemeve të shumta që kishte pasur me aknet në të njëzetat e saj. Annie ishte e para në panel që ka reklamuar vajin e kokosit dhe se si nuk duhet të aplikohet kurrë në fytyrë.

Ajo thekson se vaji i kokosit është më pak se një vaj nga bima e pastër dhe vepron më shumë sikur dyll në lëkurë, ashtu sikur vaji jojoba. Është shumë komedogjene që nënkupton se nuk mund të depërtojë në pore. Për shkak të kësaj, ajo qëndron në lëkurë duke çuar në bllokimin e poreve, çarje, absorbim jo i duhur si dhe duke shkaktuar një tharje ekstreme.

Nëse kjo nuk ju mjafton, atëherë Nicolas Travis themelues i brendit të kujdesit të lëkurës “Allies of Skin” ka poashtu për të shtuar diçka rreth kësaj.

Ai thekson se vaji i kokosit është shumë komedogjen dhe përbën një pengesë në lëkurën tuaj, gjë që mund të bllokojë dhe mbyll poret tuaja. Poashtu nuk ka një profil ushqyes shumë të mirë me përfitime ditore – ka shumë vajra tjerë superiorë si Baobab, Rosehip dhe vaji Tamanu që ua ushqejnë mirë lëkurën.

Por, çfarë mund të themi për përdorimin e vajit të kokosit për heqjen e grimit tuaj? Annie nuk rekomandon as këtë. Gjithmonë është më mirë të pastroni me ujë fytyrën se sa të përdorni vajin, duke ju bllokuar poret e lëkurës.

Dhe, nëqoftëse ju thjeshtë nuk mund të heqni dorë nga vaji i kokosit si një pastrues i kozmetikës, ka disa alternativa siç sqaron Nicolas. Ai pohon se do ta përdorte vetëm përreth syve pasi nuk ka vaj më të mirë për të hequr kozmetikën se sa vaj argani.

Duket sikur vaji i kokosit së fundmi është anuluar nga rutina jonë e kujdesit të lëkurës…/femra.net/