Shpërndaje

Ndonjëherë, në jetë mundohemi aq shumë për të përmirësuar gjërat, të arrijmë më shumë, të punojmë dhe veprojmë saqë harrojmë të vlerësojmë kush jemi në të vërtetë dhe kështu fillojmë të ankohemi dhe të kemi dyshime.

Në këtë shkrim dua të ju theksoj se ju jeni mjaftueshëm për atë që jeni sot. Ju nuk duhet të prisni për të shkuar diku ku keni dashur apo të bëni gjëra që gjithnjë keni pëlqyer, apo nuk duhet të dënoni veten nëse dëshironi të shikoni ndonjë film e të relaksoheni në vend që të punoni 24/7. Kjo nënkupton se ju nuk duhet të sforcoheni, jeni mjaftueshëm ku duhet të jeni dhe gjithnjë duhet të jeni mirënjohës.

Këtu po ju paraqesim 4 gjëra që duhet të bëni kur keni mungesë vetëbesimi dhe të njihni veten se sa e mrekullueshme jeni.

  1. Shkruani një listë të gjërave për të cilat jeni mirënjohëse

Kush jeni dhe për çfarë jeni mirënjohëse në jetë?

  1. Bëni një listë për tërë arritjet tuaja deri tani

Lëvdata është gjëja më e mirë për të ndërtuar vetëbesimin tuaj. Pra, çfarë keni bërë që jeni vërtetë krenar me veten? Vendosni këtë listë diku afër vetes ku mund ta lexoni çdo ditë dhe t’ia përkujtoni vetes të gjitha arritjet me vlerë.

  1. Krijoni një vizion për jetën tuaj

Bëni një listë të gjërave që do dëshironit të bëni e që ju sjellin kënaqësi. Të gjithë njerëzit që dëshironi të takoni, vendet që dëshironi të vizitoni, njerëzit me të cilët do donit të lidhni ndonjë biznes, të shisni ndonjë produkt…Gjithçka do të vijë në kohën e duhur.

  1. Bëni pushim

Nëse ndjeheni keq, në vend që të shkaktoni më shumë presion te vetja, thjeshtë merrni një orë pushim dhe shkëputuni nga çdo angazhim, kaloni kohë në natyrë dhe thjeshtë relaksoni mendjen dhe trupin.

  • Kur ju ndjeheni mirë për veten tuaj, krijoni një strategji përballuese për të gjithë sfidat që jeta ju sjell.
  • Mësoni të kënaqeni me udhëtimin që keni. Nuk duhet të privoni veten apo të bëheni i ashpër me vetveten.
  • Ju mund të vendosni që sot të jeni e lumtur nëse punoni vërtetë për veten tuaj!/femra.net/