Shpërndaje

Momentet e vështira në jetën tonë mund të jenë po aq të rëndësishme për lumturinë tonë sa edhe momentet kur ndihemi të gëzuar. Është ky rezultati i fundit i një studimi britanik.Psikologia Lowri Dowthwaite shpjegon se kohët e vështira na bëjnë të ndihemi të vlefshëm. ‘Ndërsa momentet e lumtura janë të rëndëishme, edhe kohët e vështira na bëjnë mirë sepse i japin më shumë kuptim jetës tonë dhe ndihemi më elastik’ shpjegon ekspertja duke vlerësuar se momentet e vështira janë po aq të rëndësishme sa ato kur jemi në humor.Kërkimet më të fundit kanë treguar se fleksibiliteti psikik është celësi për të arritur lumturinë.
Për shembull të jesh i hapur ndaj eksperiencave positive duke tejkaluar momentet e vështira na lejon të ndihemi mirë me veten. Sipas studimeve mënyra sesi ne reagojmë ndaj situatave të ndryshme në jetë kanë më shumë rëndësi dhe influencë në lumturinë tonë sesa vetë ngjarja.Të jesh I stresur, i trishtuar nuk do të thotë aspak se ju nuk do të jeni asnjëherë i lumtur. Përballja me momente të vështira na bën më elastic.Shumë njerëz i kanë përshkruar castet traumatike si një katalizator Icili u ka sjellë ndryshime esenciale në jetë. Madje shpesh disa njerëz kur përballen me vështirësi e përshkruajnë jetën e tyre si më të lumtur dhe ndihen më të rëndësishëm.Fundja e gjitha ka të bëjë me perceptimin, të shijosh emocionet positive dhe të shfrytëzosh dhembjen për të arritur potencialin më të lartë.

/intv.al/