Shpërndaje

E kuqe, e kuqe dhe vetëm e kuqe, gjithë vitin vetëm e kuqe! Edhe në ditët e zymta të dimrit, vetëm të kuqe! Ngjyra e kuqe është shpallur zyrtarisht si ngjyra e vitit 2018 dhe ju mund ta vishni atë nga koka te këmbët, pa pasur asnjë problem…

Një pardesy e kuqe do të ishtë ideale për t’i dhënë dritë ditëve të ftohta e për të rënë në sy me veshjen tuaj. Dior ka sugjeruar pardesynë e kuqe në materialin e lëkurës vynil, mund ta kombinoni me diçka të kuqe poshtë e sërish do të dukeni shumë “cool”.

Si të kombinoheni? Mos u shqetësoni, nëse veshjes tuaj “monochrome” i shtoni një palë këpucë në një ngjyrë tjetër dhe aksesorë në të njëjtat tone, e keni shpëtuar veshjen ideale!

Por jo vetëm në dimër, meqënëse e kuqja do të na shoqërojë gjatë të gjithë vitit, në këtë ngjyrë do të kemi gjithashtu fustanin a rrobabanjot tona të preferuara.

Të kuqe janë koleksionet më të fundit të sandaleve me pupla e me perla, çizmet deri te kyçet e këmbëve apo edhe çantat më “in” të sezonit!

Bëhuni gati të dukeni bukur, pa u lodhur fare me kombinimin e veshjeve!

/revistaclass.al/