Shpërndaje

Ndonjëherë kjo moda i thjeshton shumë ca gjëra. Të kërkosh një fund, një bluzë, apo ndonjë fustan që të kombinohet me xhaketën apo pardesynë sipër, është humbje kohe. Vajzat e famshme po dalin në televizor e në rrugë vetëm me xhaketë. Një palë geta, taka, flokët e rregulluara dhe bëhesh yll.

Pak ditë më parë Mariza veshi një xhaketë me copë me kuadrate. Ndryshe nga xhaketat e tjera që kemi parë, kjo e Marizës ka edhe rrip në mes

Po nëse Mariza e ka veshur disi më të lirshme e më sportive, Dorina Mema e veshi të ngushtë pas trupit, të bardhë, fiks si fustan dhe me çizme të gjata.

Me çizme mbi gju e veshi edhe Big Mama.

Kurse Roza Lati e kishte fiks si fustan se modeli i xhaketës së saj mbyllej me pala nga fundi.

Dhe nëse vajzat më sipër i kanë veshur për ndonjë dalje të thjeshtë për kafe apo ndonjë intervistë emisioni, Marina e zgjodhi për finale e “C`est la vie”. E kishte portokalli dhe me një copë si pelerinë të hedhur mbrapa.

Dhe moda nuk njeh kufij. Kur ajo del, del ngado. Xhaketë si këto gocat tona ka veshur edhe Maria de Filippi.

Dopio kopsë, mbi gju, me prerje te beli, të gjitha uniformë e bënë xhaketën të dukej më seksi se kurrë më parë, në të gjithë ngjyrat./Tiranapost.al