Shpërndaje

Disa zakone shqiptare nuk u harrokan lehtë. Rita Ora, edhe në mes të Anglisë e kishte varur në qafë syrin blu për të larguar syrin e keq. Dhe nuk u mjaftua me aq. Diçka na u duk e çuditshme në një prej dhëmbëve të saj, po menduam se ishte faji i ndriçimit. E fajësuam më kot. Rita në dhëmbin e saj kishte vënë një nusepashkë fatsjellëse.

Pak nga besëtytnitë e pak si aksesorë, Rita bëri që të mos diskutohet vetëm për fustanin e bukur. Për të po flasin të gjithë, deri në detaje./Tiranapost.al