Shpërndaje

 

Materialet e veshjeve me shkëlqim na kanë bërë të ndriçojmë bukur gjatë gjithë dimrit të ftohtë e kanë sjellë tek ne gjithashtu ndjenjën për t’i mbajtur veshur gjatë gjithë kohës. Për të gjitha adhurueset e kësaj mode, ka një lajm të mirë, pranverë-vera e 2018 do jetë e gjitha në shkëlqim!

Nëse shohim shfaqjet më të fundit të modës dhe koleksionet më të reja që markat e fundit kanë sjellë në showroom-et e tyre mund të kuptojmë që ka vetëm një rregull për t’u ndjekur: SHKËLQENI SA MË SHUMË! Por si ta bëjmë këtë? Duke veshur lëkurat e lustruara plot shkëlqim sigurisht!

Tre trendet më të mëdha për të ndjekur këtë rregull janë si më poshtë:

1

Efekti Vinyl
Falë pantallonave të materialit latex, minifundeve të lëkurës apo edhe çizmeve plot shkëlqim, ne kemi kuptuar se e zeza në këtë formë ndriçon shumë më tepër se një diamant. Nëse jeni duke parë për të njëjtin efekt edhe në veshjet e pranverës, duhet të zgjidhni me kujdes një veshje që të përmbajë pjesëzën më fashion të momentit, funde pas trupit në lëkurë të shkëlqyeshme apo pardesytë.

2

Materiali plastik transparent (PVC)
Vazhdimisht, në mënyrë periodike kemi parë rikthimin në modë të materialeve sintetike plastike. Në sfilatat e fundit “mushamatë” na kanë bërë të mendojmë rreth verës, bregut të detit dhe plazhit dhe është e sigurtë se dita që ato do të dalin “jashtë” mode është shumë larg nga sot. Nëse deri më sot jeni tallur me gjërat e mushamasë, në sezonin në vazhdim do ta shihni veten me një kapele, çantë, apo çizme mushamaje pa të cilat look-u juaj do t’ju duket “out”.

3

Tekstilet me shkëlqim
Veshjet e materialeve me shkëlqim do të jenë shumë në modë këtë sezon. Të gjithë do t’i themi një “PO” të madhe satenit me shkëlqim apo mëndashit për këmishat tona pranverore. Kjo gjë nuk përjashton mini-teminat që i japin veshjes një tjetër pamje.

 /revistaclass.al/