Shpërndaje

Ngjyra më e “ndezur” për pranverë-verën e këtij viti do të jetë padyshim ngjyra portokalli! Portokalli si fruti juaj i preferuar! Por, a është e thjeshtë ta kombinojmë për t’u dukur bukur dhe “fashion”? Për këtë do shohim se si kanë guxuar ikonat e modës në botë për të kuptuar se cila është “situata ideale” për hijet e portokallisë!

Si fillim, përfshijeni këtë ngjyrë në guidën e shopping-ut për veshjet sportive! Shumë nga koleksionet e reja të markave më të njohura sportive, kanë sjellë së fundmi këtë ngjyrë në formën “neon” dhe duket vërtetë bukur… S’ka si të ndodhë ndryshe, këtë look më mirë se Chiara Ferragni s’mund të na e tregojë askush! Portokallia me të zezën qenka kombinimi që s’duhet përfillur kurrsesi këtë sezon.

Zgjidhni portokallinë e ndezur për të krijuar një look të freskët e të paharruar për të gjithë ata që ju shohin, kështu ngjyra do të flasë për ju! Njësoj si Victoria Beckham e cila herë pas here del nga “uniforma” e saj e zezë për të na surprizuar me një total look tepër veror!

Si mendoni është më bukur një total look portokalli apo thjesht një prekje me aksesorë në këtë ngjyrë? Mund të lundroni në stile të ndryshme, e rëndësishme është që këtë vit ta përfshini këtë ngjyrë patjetër në veshjet tuaja!

Luani me portokallinë duke e veshur në mëngjes në mënyrë sportive e në darkë duke e sjellë me një çantë apo këpucë në një hije të ndezur.

Provoni të guxoni e krijoni një outfit sa CLASS aq edhe fashion!

/revistaclass.al/