Shpërndaje

Trendet e flokëve ndryshojnë gjithmonë dhe industria e modës risjell herë pas here modele të kohëve të ndryshme. Vitet e fundit sidomos, është vënë re një rikthim në modë i viteve ’90 dhe mes shumë detajeve që po gjejnë vend, janë edhe flokët dhe aksesorët për ta.

Java e Modës në New York këtë vit, sapo ka prezantuar tendencat e flokëve nga vitet ’90, që do të dominojnë edhe gjatë këtij viti.

Nga sa është parë gjithandej në pasarela, dominues janë aksesorët në flokë, duke nisur që nga rrathët e veçantë deri te llastikët me ngjyra.

Mos ki më dyshime, të gjithë këta aksesorë do t’i gjesh kudo këtë vit.

Llastikët me ngjyra

(Do t’i shohësh gjithandej dhe do kujtohesh që dikur i ke pasur mes aksesorëve të tjerë)

Rrathët në formë zigzage

(Nëse i mban Bella, pse jo edhe ne?)

Kapëse – banane

(Për flokët e gjatë, është zgjedhja më e mirë)

Shamitë Stretchy

(Kim ka nisur ta mbajë që tani)

Rrathët e veshur me copë velvet

(Modelet i kanë risjellë nëpër pasarelat me emrat e mëdhenj të modës)

/revistaclass.al/