Shpërndaje

Mungesa e hekurit në gjak quhet anemi. Ajo paraqitet gjatë të ushqyerit jo të rregullt, gjatë shtatzënisë, por mund të jetë edhe simptom i sëmundjes serioze.

Sot gjithnjë e më shumë njerëz ankohen për mungesë të hekurit në gjak, kurse pasojë për këtë janë simptomet që na çrregullojnë mënyrën dhe cilësinë e jetës.

Lodhja

Që trupi të prodhojë hemoglobinën i nevojitet hekuri. Hemoglobina e bartë oksigjenin përmes gjakut nëpër trup e deri në tru. Nëse na mungon hekuri do të keni më pak hemoglobinë dhe më pak oksigjen në trup. Për këtë paraqitet lodhja, përgjumja, mungesa e koncentrimit dhe nevoja konstante për pushim.

Thyerja dhe rënia e flokëve dhe thonjtë e brishtë

Thonjtë e brishtë dhe thyerja e flokëve janë të vetmet nga shenjat e para se ju mungon hekuri në gjak. Siç kemi thënë hekuri shërben për shpërndarjen e oksigjenit nëpër trup, dhe nëse mungon trupi do ta zvogëlojë këtë më parë në pjesët më pak të rëndësishme dhe flokët na bëhen gjithnjë e më të dobëta, kurse thonjtë plasariten. Gjithashtu zvogëlohet edhe rritja e tyre.

Nervoza

Kjo është e lidhur ngushtë me ndjenjën e lodhjes. Njerëzit që vazhdimisht ndjejnë lodhje edhe pse kanë fjetur mjaftueshëm, edhe pse kanë pushuar por kurrë nuk ndjehen të pushuar shpesh për këtë bëhen nervoz dhe të pakënaqur.

Koncentrimi i dobët

Pamundësia e koncentrimit në punë apo bisedë është shpesh simptomë e anemisë dhe mungesës së hekurit. Shkaku qëndron në furnizimin e dobët të oksigjenit në tru. Niveli i dobët i hekurit në gjak shkakton edhe dobësimin e kujtesës dhe pamundëson mësimin.

Dhimbjet e muskujve

Anemia ngadalëson shërimin e fibrave të muskujve pas ushtrimeve ose punëve tjera fizike. Nëse vëreni se po ju paraqitet inflamacion i muskujve pas punëve të zakonshme kontrolloni nivelin e hekurit në gjak./femra.net/