Shpërndaje

Tendencat e ngjyrës e nuancave të flokëve për dimrin e ardhshëm 2018-2019-të, sipas sfilatave të javës së modës në Londër, New York, Milano e Paris, risjellin në fokus ngjyrat natyrale në të gjitha tonalitetet e gështenjës, të kuqes dhe biondeve natyrale. Të gjitha pasarelat kanë treguar disa sfumatura të ngjyrave bazë që i kanë bërë flokët e modeleve të duken krejtësisht natyrale.

capelli castani chiari missoni 1520002498
Nuance më e përdorur është ajo e gështenjës…Pas disa vitesh ku kanë dominuar flokët e errët apo eksperimentet e cuditshme, së shpejti, të gjitha do të shkojmë drejt ngjyrës natyrale. Nuance e cokollatës dhe lajthisë do të kthehet në domosdoshmëri, dimrin e ardhshëm.

capelli castani anna sui 1520002498

Nëse pëlqen tone pak më të sofistikuara, mund të luash me karamelin, gështenjën e hapur apo atë të mbyllur…E rëndësishme është që nuk do t’i ‘dhunosh’ flokët për t’i bërë platin…/LIVING

colore capelli oscar de la renta 1520002501

 

/living.al/