Shpërndaje

Çizmet e famshme të firmës UGG kanë krijuar një reputacion të mirë por duhet të pranojmë se që prej viteve 2000 ato kanë mbetur në një stil të njëjtë, pa sjellë asgjë të re… 2018 është viti i ndryshimit, çizmet e prezantuara në javën e modës në Paris nuk kanë lidhje me çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht nën stemën UGG.

Në një bashkëpunim me markën franceze Y/ Project, UGG na sjell më në fund këpucën e saj të fundit, një çizme të jashtëzakonshme! Çizmet më të reja UGG janë si gjithmonë të ngrohta, të rehatshme, shumë të gjata dhe si rrallëherë, me takë të hollë!

Këpucët që pushtuan sfilatën në Paris hera herës ngjajnë si pantallona dhe janë aq “fashion” sa mund të themi me siguri që nuk janë çizmet e zakonshme UGG të cilat i përdorni për shpejtësi, për të ecur me qenin apo për të shëtitur në një ditë të ftohtë dimri….

Gjithashtu, pjesë e koleksionit të ri të UGG janë edhe gjysmë-këpucët super të ngrohta të cilat vijnë sigurisht me një takë stiletto dhe ngjajnë shumë bukur të veshura me një palë xhinse të ngushta pas këmbës.

“Çizmja klasike UGG mund të themi që është çizmja më e famshme në histori, ajo është e pakohë dhe dizajni mbresëlënës është faktori kryesor që e ka bërë këtë markë të “pushtojë” të gjitha vendet e botës… Duke ripunuar çizmen klasike me një “prekje” tipike të markës Y/ Project në dëshirojmë të celebrojmë historinë unike të këpucëve UGG”- është shprehur drejtori kreativ i Y/Project, Glenn Martens.

Nuk ka më vend për dyshime, tashmë UGG mund të jetë një alternativë për të gjitha shijet!

/REVISTACLASS.AL/