Shpërndaje

Aksesori më këmbëngulës për verën 2018? Nuk po flasim për çantat e belit dhe as për ndonjë palë këpucësh të jashtëzakonshme… E kemi fjalën për rripat e belit! Po, ky sezon do të na kthejë mbrapsht aksesorin “dashurojeni ose mos e përdorni kurrë”, sepse rripi i belit i shton një faktor “cool” veshjes tuaj…

Rripi tradicional “i shtrëngimit”
Ka ardhur momenti të nxirrni nga dollapi juaj këtë lloj rripi, atë tipikun që i ngjan kaq shumë rripit të sigurimit… Shtrëngojeni rreth belit dhe do të krijoni një look të veçantë dhe shumë urban. Si ta vishni? Një palë pantallona të shkurtra do të ishin perfekte për ta sjellë bukur rripin e belit!

Rripi i belit që i ngjan një shiriti
Rripi i belit që po e shohim kudo këtë verë është ai që i ngjan pikërisht shiritit. Një dizain industrial që po bëhet tendencë dita-ditës… Vendoseni këtë rrip mbi një jumpsuit, kostum apo një fustan të gjatë dhe do të rikrijoni look-un më “posh” të ditëve tuaja. Kendall Jenner ka propozuar kombinimin me një kostum me lule. Ju pëlqen?

Rripat e belit të frymëzuar nga vitet ’90 dhe 2000
Kemi harruar diçka? Ende nuk kemi mbrauar. Sugjerimi i radhës janë rripat e belit që vajzat e modës vishnin në fundin e viteve ‘90 dhe në fillimin e viteve 2000. Me një mbërthim në formën e unazës ky rrip nuk është zgjidhja më e mirë për të shtrënguar pantallonat tuaja por është sigurisht një detaj perfekt për të qenë “fashion” në ditët e sotme.

Rripi tradicional i belit
Pavarësisht gjithçkaje vazhdoni të jeni fanse e rripave tradicionale të belit? Mos u shqetësoni, këto rripa vazhdojnë të jenë tendecë edhe këtë sezon! E vetmja gjë që duhet të mbani parasysh është që të zgjidhni të duhurin dhe të mësoni si ta “vishni” atë me stil! Rripat e trashë të belit me logon e florinjtë janë ata që kanë pushtuar feed-in e Instagramit këtë sezon, ndaj nëse keni nevojë për frymëzim, mjafton të shfletoni galerinë e fashionisteve aty.

 

/revistaclass.al/