Shpërndaje

Të gjesh veshjen dhe kombinimin perfekt të verës nuk është gjithmonë e thjeshtë. Nga njëra anë, blogeret e modës, pasarelat, stilistët, propozojnë stile, modele e ngjyra të larmishme, por ajo që na duhet më shumë se gjithçka është rehatia. Të qenit komode në çdo kohë, është sekreti i çdo stili, ndaj para se vera të trokasë zyrtarisht, ja ku janë disa nga kombinimet më të mira të sezonit.

Çfarë duhet të veshësh në kohë të nxehtë? Meqenëse të gjithë janë çmedur pas një t-shirt dhe pantallonave të shkurtra bazike, vëmendja këtë herë është kthyer në stilin e rrugës për të marrë ide të reja, të cilat do të të largojnë nga stili i zakonshëm.

Në vend që të humbasësh kohën duke i ardhur rrotull dollapit, hidhu një sy këtyre ideve të reja me stil, që do të ndihmojnë në stinën e nxehtë. Nga një xhaketë xhins për kombinim, deri tek ato më klasiket, por shumë elegante dhe fashion. Këtu ka shumë nga ato që po kërkoje.

/revistaclass.al/