Shpërndaje
Lonely woman sitting on wooden pier and looking at the lake

Të gjithë e dimë se njerëzit në përgjithësi janë krijesa shoqërore. Por, përderisa shoqërimi me njëri-tjetrin shihet si diçka që na bën të lumtur, kjo mund të mos aplikohet në rast se jeni shumë inteligjentë.

Psikologët nga Singapori dhe Londra e kanë zbuluar pikërisht këtë kur kanë studiuar më shumë se 15,000 të rritur, transmeton Telegrafi.

Ata kanë konkluduar se, përderisa njerëzit në përgjithësi ndjehen më të lumtur kur shpenzojnë më shumë kohë me të tjerët, personat shumë të mençur janë të përjashtuar nga ky ‘rregull’.

Studimi thotë se kjo mund të jetë për shkak të evolucionit.

Njerëzit e mençur më lehtë adaptohen në rrethanat e botës moderne, prandaj nuk kanë nevojë për lidhje të afërta që t’ju ndihmojnë atyre me ushqim apo strehim, sikurse që ka ndodhur me paraardhësit tanë.

Pra, teoria e hulumtuesve është se njerëzit e mençur janë më aspirues dhe dëshirojnë të shpenzojnë më shumë kohë duke punuar drejt arritje së qëllimeve të tyre, në vend se të kalojnë kohë nën shoqërinë e dikujt tjetër. /Telegrafi/