Shpërndaje

Vitet ikin dhe këtë nuk mund ta ndalojmë, por mund të bëjmë gjithmonë diçka me pamjen tonë në mënyrë që t’i ulim disa vite vetes. Është e rëndësishme të dimë si të luajmë me pamjen. Një prerje e gabuar flokësh apo një grim jo i përshtatshëm mund t’ju tregojë edhe më të mëdha nga ç’jeni në të vërtetë. Disa prej gabimeve që ju rrisin vitet:

1.Stilimet e ndryshme të flokëve ju tregojnë më të madhe në moshë, prandaj zgjidhni një krehje natyrale për flokët si dhe mos ua shtoni flokëve volumin më shumë se ç’duhet. Kalojini flokët pas veshit, kjo gjë ju tregon më të vogël dhe ju nxjerr në pah fytyrën.

2.Ngjyra e flokëve luan një rol të madh në pamjen tuaj. Sa më e errët të jetë ngjyra e flokëve aq më e madhe do të dukeni, prandaj mundohuni të qëndroni te ngjyrat e hapura dhe ato natyrale.

3.Bëni kujdes me ngjyrën e kremit pudër. Gjeni një ngjyrë që ju përshtatet me ngjyrën e fytyrës tuaj, mos të jetë as shumë e bardhë dhe as shumë e errët. Gjithashtu grimi në total duhet të jetë sa më afër natyrales.

4.Vetullat janë jo pak të rëndësishme në pamjen tuaj. Trendi i viteve të fundit janë vetullat e trasha dhe me formë, por nuk duhet ta teprojmë me përcaktimin e formës dhe sidomos me theksimin e ngjyrës. Një vetull shumë e zezë pa dyshim që ju shton disa vite, përveçëse ju bën të dukeni e çuditshme.

5.Kur zgjidhni veshjen duhet të siguroheni të jetë masa juaj, veshjet që ju rrinë të mëdha ju tregojnë më të vjetër në moshë. Po ashtu shmangni veshjen me të zeza nga koka te këmbët.

/revistaclass.al/