Shpërndaje

Khloe Kardashian vetëm pak javë më parë solli në jetë vajzën e saj, True. Pas lindjes, Khloe e përjetoi shumë keq tranformimin e trupit të saj dhe iu rikthye palestrës për të rifituar linjat e mëparshme. Së fundmi, ajo ka rrëfyer regjimin e saj ditor për një trup perfekt.

Khloe ka treguar se për të marrë energji për stërvitjen e mëngjesit, konsumon një lugë gjelle reçel me gjalp bajameje. Pas stërvitjes në palestër, konsumon dy vezë, një filxhan tërshërë dhe një filxhan me manaferra ose fruta të tjera. Po ashtu gjatë ditës, ajo konsumon bajame dhe perime, kryesisht domate të vogla. Khloe ka treguar se dita e saj është shumë e pasur me proteina dhe shumë pak karbohidrate.

Prandaj nëse edhe ju sapo jeni bërë nënë dhe ju mungojnë format e mëparshme trupore, mund të ndiqni disa nga këshillat e Khloe-s.

/revistaclass.al/