Shpërndaje

Pyesni motrat Hadid, Pippa Middleton, Kerry Washington ose Halle Berry dhe ato do t’ju tregojnë që gardëroba juaj nuk është e plotësuar nëse në të nuk ka akoma një jumpsuit. Nëse po mendon për një darkë jashtë, një takim apo edhe një party, diçka chic, e rehatshme dhe jashtë klasikes, është pikërisht kjo veshje jo e zakonshme – veshje  e ëndrrave.

Pippa Middletton

E lehtë për t’u veshur, një jumpsuit mund të duket casual dhe shumë i sofistikuar dhe, ç’është më e rëndësishme, shumë praktik edhe në kombinim.

Mund ta kombinosh me atlete dhe mund të krijosh imazhin perfekt të një vajze casual, mund të zgjedhësh edhe aksesorë elegantë për t’ia shtuar, taka të ulëta ose edhe të larta për t’i veshur në zyrë.

Shiko cilat janë zgjedhjet që kanë bërë një pjesë e personazheve të njohur dhe disa mënyra të ndryshme për ta kombinuar një jumpsuit. Bëhu vajza më cool e mbrëmjeve të verës.

/revistaclass.al/