Shpërndaje

Asnjëherë mos mendoni se kjo veshje nuk është më në modë, dhe duhet hedhur. Çdo gjë rikthehet dhe pëlqehet sërish nga vajzat. Njësoj ka ndodhur edhe me këto pantallona me kuadrate që ndoshta në adoleshencën tuaj i keni “urryer”. Disa prej jush mund të thonë se i kishin të preferuarat e tyre, por gjithsesi, i keni dashur ose jo, ato janë rikthyer në modë. Si gjithmonë personazhet e njohur botërorë na tregojnë se çfarë është në modë ose jo.

Emily Ratajkowski është shfaqur në fakt e para me një jumpsuit me kuadrate të verdha, çfarë do të thotë se kjo do të jetë tendencë për këtë sezon. Në fakt jo vetëm Emily, por edhe vajza të tjera të njohura, si Bella Hadid kanë veshur pantallona të tilla. Prandaj vajza nëse i ruani ende, është koha për t’i nxjerrë nga gardëroba juaj.

/revistaclass.al/