Shpërndaje

Xhaketat janë veshja “must” e pranverës dhe e vjeshtës, ajo që ju shpëton në çdo kohë, e që ngrë look-un tuaj në një tjetër nivel. Mund të jeni me një kanatjere, një bluzë pambuku me mengë të shkurtra, por hedhur sipër një xhaketë, ky outfit nuk do të jetë më i zakonshëm! Megjithatë, kjo nuk do të thotë që veshja e xhaketës ju imunizon nga gabimet, sepse ta kombinosh atë nuk është e lehtë. E përpos kësaj dhe gjetja e modelit që ju shkon përshtat formës së trupit, është një problem më vete. Zakonisht minusi i vetëm i kësaj veshjeje është që duke mos ndenjur pas trupit (disa modele) ju tregon më të shëndoshë ! Megjithatë ekspertët e modës ndajnë me ne disa sekrete të vogla! Vendosni një rrip në mes , sa herë që modeli i xhaketës j’ua lejon! Në vend të vizave horizontale zgjidhni ato vertikale dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: përthyeni mëngët !
Zona e parakrahut është pjesa më e hollë e dorës dhe duke e nxjerrë atë në pahë, do të krijoni idenë e shpatullave më të gjera (plus për ju) dhe të një trupi më të hollë ! Nuk keni asgjë për të humbur, provejini! LIVING