Shpërndaje

Më 29 korrik të vitit 1981 Diana Spenser veshi për herë të parë fustanin e nusërisë e sot pas 37 vitesh ende flitet për atë ditë ! Më 19 maj u zhvillua ceremonia martesore e çiftit Harry Meghan dhe e sigurtë që për këtë ditë do të flitet po njësoj. Ndonëse jo e pranishme fizikish, Princesha u kujtua nga djali i saj dhe nuk “mungoi” në këtë ditë të rëndësishme për të!
Detajet në nder të së ndjerës princeshë Diana
Buqeta e luleve përbërë nga trëndafilat e bardhë: lulja e preferuar e Princeshës
Lady Jane Fellowes,motra e madhe e Lady Dianës lexoi një pasazh nga Dhiata e Vjetër, Kënga e Solomonit 2:12
Dhe detaji më i rëndësishëm ishte padyshim unaza blu pjesë e koleksionit personal të Princeshës Diana, unazë që u mbajt nga Meghan Markle ditën e dasmës.
Nëse do të mendoni që ishte thjesht një zgjedhje rastësore, gaboni!
Njësoj si Diana e cila mabnte veshur “diçka” blu në ditën e saj më të rëndësishme për t’i sjellë fat, një fjongo të hollë ngjyrë blu fshehur nën fustan, dhe Meghan ndoqi këtë traditë! Në mungesë të fjongos ngjyrë të kaltër, tashmë Dukesha e Sussex vendosi të mbante këtë unazë. Burimi: HarpesBazaar

meghan wears princess dianas ring 89fadef8e13d673a4a73bad685

/living.al/