Shpërndaje

Fiksimi i radhës? Këpucët me platformë! Nuk jemi ne, është nostalgjia e viteve ’90! Bëhuni gati t’i “dashuroni” sepse do t’i shihni kudo këtë verë… Edhe nëse jeni më tepër adhurues të atleteve tradicionale, ky trend nuk do t’ja dijë, është këtu për ju dhe vjen në të gjitha llojet e këpucëve!

Nuk ekziston asnjë koleksion i ri që nuk përmban në vetvete një palë këpucë me platformë dhe për fatin e mirë të vajzave të shkurtra ky trend duket se do vazhdojë gjatë…

Së pari të flasim për tipin e këpucëve me platformë, cilat janë më në modë këtë verë? Sigurisht që atletet me gomë të lartë janë ato që po shohim më shumë, njësoj si ato që Spice Girls na kanë treguar shumë vite më parë… Goma e lartë në ngjyrë të theksuar është perfekte për t’u kombinuar me një fund apo fustan të shkurtër, VINYL apo në një stil më klasik.

Së dyti, kambalet me platformë gjithashtu kanë “pushtuar” ditët me shi të pranverës duke u kthyer në tendencë për të gjitha vajzat e modës që çdo ditë na japin indikacione për një look më “cool”.

Si t’i vishni këpucët me platformë? Pyetje e mirë! Ato mund të jenë atlete, kambale apo këpucë verore por kombinimi i tyre është gjithmonë i njëjtë, casual! Xhinse, bluza të shkurtra, fustane me ngjyra dhe funde të shkurtra lëkure!

 /REVISTACLASS.AL/