Shpërndaje

Edhe pse mund ta konisderoni veten si eksperte të lavatriçes, ashtu si në çdo fushë tjetër ekzistojnë disa truke dhe hile që nuk ua tregon askush, sidomos ata të pastrimit kimik ku harxhoni goxha para çdo vit. Sot do të ndalemi tek larja dhe sekretet për të patur rroba të bardha akull e që i rezistojnë kohës. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:

Me siguri ky është një skenar i njohur për shumë ndjekëse të Living. Zgjedhja e programit të gabuar të larjes dhe centrifugës bën që veshjet tuaja të tkurren e të zvogëlohen aq sa të duken si veshje fëmijësh. Nuk është nevoja t’i hidhni në kosh, por veproni si më poshtë. Pasi t’i nxirrni rrobat nga lavatriçja zhytini në një legen me ujë të ngrohtë ku keni shtuar balsam flokësh ose shampo për bebe. Lërini aty për 10-15 minuta. Shtrijini në një sipërfaqe të drejtë dhe me ndihmën e një peshqiri mundohuni t’i riktheni në përmasat e mëparshme. Provojeni, funksionon vërtetë.

860060 16571710 46 0 1526563789 1526563792 1500 1 1526563792 728 281fd7061f 1527169262

Kur bëhet fjalë për rrobat e bardha, të gjithë mundohemi t’i veshim sa më rrallë ose të tregohemi sa më të kujdesshëm pasi një njollë mund të kushtojë shtrenjtë. Por nëse doni që ato të ndriçojnë akull si bora, nuk keni nevojë të blini detergjentë të shtrenjtë pasi zgjidhja është më e thjeshtë. Mjafton të fusni 5-10 kokrra aspirinë dhe rrobat tuaja do të duken më të bardha se kurrë më parë falë vetive të acidit salicilik.

860510 18457860 22 0 1526982208 1526991186 2000 1 1526991186 728 6f9081b3ae 1527169262

Na presin ditë plot diell, kështu që ky është momenti i duhur për të larë të gjitha trikot e leshta dimërore. Living ju propozon një hile të vogël që do të shmangë diçka shumë të bezdisshme: elektrizimin e flokëve. Besojmë e keni parasysh momentin kur pasi vishni një pulovër të larë ajo ju ngacmon lëkurën dhe flokët. Për ta shmangur këtë gjë ju këshillojmë që në lavatriçe të fusni disa toptha letër alumini, në mënyrë që të thithin ngarkesën statike.

860310 12557560 1 0 1525767765 1525767769 1500 1 1525767769 728 beed67e072 1527169262
Në qoftë se ekziston diçka që e urrejnë të gjitha femrat janë pikërisht njolla e buzëkuqit dhe  kremit pudër në fustanin apo këmishën e sapoveshur. Mos u shqetësoni për larjen e tyre pasi është më e thjeshtë se kaq. Hidhni pak shkumë rrojë mbi njollën e kremit pudër për shembull dhe lajeni me detergjent si zakonisht. Do të na falenderoni në fund.

860260 16574810 47 0 1526563954 1526564041 1500 1 1526564041 728 e0813633a4 1527169262

/LIVING.AL/