Shpërndaje

“Cream soda”, kështu quhet ngjyra e biondeve që do të dominojë gjatë sezonit të nxehtë. Fillimisht, është vërejtur dendur në Hollywood në yje si Gigi Hadid dhe Lauren Conrad. Por nuk ka nevojë të prisni gjatë për t’i bërë flokët kështu. Në fakt, e bukura e gjithë kësaj pjese është se “kapuçino” është një ngjyrë që i shkon çdo lloj biondeje dhe çdo lloj gjatësie. Seriozisht.

Ja çfarë duhet të dish për këtë lloj stili.

Çfarë është në të vërtetë “cream soda”? Ok, nuk ka të bëjë larja e flokëve me coca-cola, të kuptohemi. Këtu nuk përfshihen pijet me gaz. Në fakt, i referohet një ngjyre karamel e përzier me bezhë e hapur, për të arritur një ngjyrë ari të ngrohtë, që krijon një lloj stili të sofistikuar dhe të freskët.

Pse duhet ta zgjedhësh një ngjyrë të tillë? Sepse secili ka nevojë për një përditësim gjatë verës. Nuancat e kafes dhe biondes mund t’u rrinë për shtat të gjitha biondeve — po, edhe nëse rrënjët janë më të errëta — sepse u jep atyre më shumë shkëlqim. Falë kësaj nuance, e arta bëhet më e shkëlqyeshme, çka të dhuron një pamje më të freskët “à la Gigi”. Plus, është më e shëndetshme se të bëhesh bionde platin, sepse nuk të lejon as të përdorësh dekolorues.

Nëse e ke provuar edhe më parë këtë nuancë, atëherë duhet ta dish se është ndër ngjyrat që i tregon flokët e mëndafshtë dhe plot shkëlqim. Mjaltë…

/revistaclass.al/