Shpërndaje

Të mbajturit “gjallë” Instagramin është kthyer në detyrë tashmë për të gjithë. Por edhe të freskët gjithashtu. Për këtë të fundit, ke nevojë edhe për disa frymëzime që vijnë nga të gjitha profilet e vajzave të njohura të modës.

Para se të nisesh për plazh, bëj një guidë në Instagram për të parë e kuptuar cilat janë trendet që do të dominojnë fotot gjatë këtij sezoni të nxehtë. Përveç bikinit me bel, fundet treçerekësh apo edhe sandaleve me lidhëse, lista ka edhe shumë elementë të tjerë që është mirë t’i ndjekësh.

Kështu, nëse dëshiron që të përditësosh gardërobën e sezonit, shiko disa tendenca që do të pushtojnë verën pa kushte.

Rrobat e banjës me bel

Nuk mund të kuptohet vera e këtij viti nëse nuk ke një foto nga plazhi me rroba banje me bel  – stili i këtij sezoni që e shikon gjithandej. Një prej modeleve më të preferuara të Instagramit janë ato si Paloma Elsesser.

Fustani i bardhë prej linoje

Është një rikthim në verën e disa viteve më parë. Dëshira për të qenë sa më rehat dhe sa më fashion gjatë verës është një fustan i bardhë lino, i kombinueshëm me aksesorë. Shto edhe një të tillë në gardërobën e ditëve të nxehta.

Sandalet me lidhëse

Edhe ky është një trend i pakundërshtueshëm. Këto lloj sandalesh do të bëjnë vërtet ndryshimin.

Fundi treçerekësh atllas

Disa vite më parë mund të konsiderohej e pamundur të vishje një fund të tillë gjatë ditëve të nxehta të verës — por, oh, sa shumë kanë ndryshuar gjërat. Jo vetëm që janë trend, por kanë edhe alternativa të paimagjinueshme. (Dhe jo vetëm në funde. Kjo lloj pëlhure është rikthyer edhe në fustane e këmisha.)

Smocked Top

Janë varianti i viteve ’90, por këtë verë janë rikthyer më shumë se kurrë. Keni edhe ju një smocked top apo jo? E keni lënë diku mënjanë për të mos e veshur më. Erdhi momenti.

Pantallonat me kuadrata

Ok, vera nuk ka vetëm fustane. Ka edhe pantallona si këto. Janë një kombinim perfekt me një bluzë të bardhë, ose edhe me ngjyra të tjera të ndezura.

/revistaclass.al/