Shpërndaje

Cili do të ishte “krimi” më i madh në një veshje? Që pantallonat, xhupi ose çfarë do lloj tjetër veshje të mos kishte xhepa. Epo Kim Kardashian nuk mund të mjaftohet vetëm me dy xhepa. Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”ka veshur një xhaketë-fustan blu, dhe as ajo vetë nuk e di sa xhepa ka.

Xhepat janë në forma të ndryshme, por kjo veshje duket kaq trendy. Në fakt përveç se është një fustan mjaft interesant, duket edhe komod, nëse ke shumë gjëra për të futur në xhep. Kim-i me siguri i ka xhepat bosh, por ajo kërkon vetëm të prodhojë tendenca të reja. Kjo është një prej tyre, dhe me siguri vajzat do ta ndjekin Kim-in si gjithmonë në çdo trend që propozon.

/revistaclass.al/