Ballina Showbiz Rita Ora dhe Dua Lipa i tregojnë botës flamurin e Shqipërisë dhe...

Rita Ora dhe Dua Lipa i tregojnë botës flamurin e Shqipërisë dhe krenarinë për Xhakën e Shaqirin

1006
0
Shpërndaje

Dy futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë yjet që tërhoqën mbrëmë vëmendjen e të gjithëve, të shqiptarëve, të serbëve, të mediave të huaja apo edhe shumë personazheve VIP teksa shënuan gol kundër Serbisë.
Të shumtë ishin ata që treguan plot krenari fitoren e Zvicrës kundër Serbisë dhe shqiptarët u ndjenë sikur në vend të Zvicrës po luante Shqipëria. Kjo pasi në këtë ndeshje ishin edhe katër futbollistë shqiptare.

dua 1
Krenare janë ndjerë edhe dy këngëtaret e famshme shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat kanë publikuar në “Instastory” fotot e dy futbollistëve.
Rita pasi ndoqi të dy çunat në rrjetin social “Instagram”, nuk e la me kaq. Ajo ka postuar edhe fotot e dyshes në ‘Instastory’, ku i uron dhe ju thotë se e bënë krenar.

rita 2
Ndërsa Dua publikoi një foto në “Instastory” ku shfaqen dy futbollistët shqiptarë duke bërë shqiponjën me duar dhe këngëtarja ka vendosur disa flamuj të Shqipërisë e Kosovës si dhe disa ikona (emoji) me duar si shqiponjë.
Mbas triumfit, dyshja Xhaka e Shaqiri po shijojnë momentet më të mira dhe ndjekësit e tyre kanë ‘çmendur’ rrjetin me fotot ku ata bënin shqiponjën, mbas golave që ata shënuan./Panorama

 /living.al/