Shpërndaje

Këpucët me taka në verë janë një siklet i domosdoshëm. Të gjesh këpucët që të përshtaten dhe që të bëjnë të ndihesh rehat, nuk është diçka e lehtë. Mirëpo, ju mos u shqetësoni, pasi ne do t’ju sugjerojmë llojet e këpucëve që ju duhen këtë verë. I gjithë sekreti i këpucëve dhe sandaleve të verës, është taka e tyre. Dëshira për të dukur bukur ndonjëherë ka edhe pasoja dhe vajzat e dinë mirë këtë gjë.

Për të shmangur dhimbjen e këmbëve, zgjidhni taka jo shumë të larta, në mënyrë që t’i mbani në këmbë gjatë gjithë ditës. Një tjetër detaj do të dëshironim të shtonim për vajzat që punojnë në zyrë dhe kanë një kod veshjeje. Edhe për ju e ka një zgjidhje. Ju dëshironi të dukeni bukur, por njëkohësisht duhet të respektoni kodin e veshjes. Më poshtë mund të gjeni disa nga sugjerimet tona, se çfarë duhet të vishni në punë, por jo vetëm.

 

/revistaclass.al/